Education
Që nga rruga, redaktorët Paula dhe Filipi raportojnë edhe njëherë për Karnavalet. Ata zbulojnë kostume të shumëllojshme dhe madje njihen edhe me disa dialekte gjermane. Pasi është kthyer në zyrë, Paula hakmerret ndaj Ayhanit – duke përdorur si për ironi traditat e Karnavaleve. Pastaj, që prej festimeve në rrugë, Paula dhe Filipi informojnë për kostumet origjinale. Ata ndeshen me Papagenon e Operës së Moxartit "Flauti magjik" dhe me Ikarusin, heroin e legjendave greke. Filipi dhe Paula njohin njerëz nga rajone të ndryshme të Gjermanisë, të cilët flasin në dialektet lokale të tyre. Shtrirja e këtyre dialekteve paraqitet këtu më hollësisht.