Education
Megjithë vështirësitë, Filipi arrin të kthehet shëndoshë e mirë nga Shvarcvaldi dhe hyn i gjithi në botën e Karnavaleve. Kolegia e tij, Paula, nga ana tjetër ka ca probleme me këto tradita. Filipi po shijon atmosferën e Karnavaleve, kurse Paulës ajo i duket kaotike. Asaj i duhet të kërkojë jo vetëm Filipin, por edhe veturën e tij të rrëmbyer. Rrengjet e karnavalistëve me kostume ia vështirësojnë asaj edhe më shumë punën. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe Ayhanit i vete mendja t'i luajë një reng të keq Paulës. Po kaq të larmishme sa kostumet e Karnavaleve janë edhe funksionet e foljes "sein". Në këtë ndodhi do të hedhim një vështrim në llojet e ndryshme të rrethanorëve.