Leksioni 13 – E Hëna e Karnavaleve

Share:

Listens: 0

Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle

Education


Qendrimi ndaj Karnavaleve e ndan në grupe redaksinë e Radios D. Detyra e Komput për të investiguar, e cila i sjell dy redaktorët në Shvarcvaldin e njohur për Karnavalet, nuk i entuziazmon të gjithë pjesëmarrësit. Karnevalet, të cilat i festojnë në mënyrë intensive në disa zona të Gjermanisë, nxjerrin në pah dallime mendimesh në të Hënën e Karnevaleve. Paula nuk e kupton ngazëllimin e Filipit dhe kostumi i tij si shtrigë asaj i duket thjesht qesharak. Një detyrë për të investiguar kërkon që Filipi të udhëtojë në Shvarzvald, gjë që e gëzon atë. Atje, njerëz me kostume shtrigash vjedhin vetura, në mes të çmendurisë së Karnavaleve. Dy gazetarët përpiqen të bëjnë një reportazh live, por fillimisht kjo nuk u ecën. Shtrigat e tërheqin Filipin nga vetura dhe e rrëmbejnë. Më pak kaotik se ditët e Karnavaleve është rendi i fjalëve në gjermanisht. Kjo ndodhi fokusohet në pozicionin e kryefjalës dhe kallëzuesit.